Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Tiranë: Ka fillua procedura për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut

1 min read

Është hapur zyrtarisht gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ana e Këshillit të  Lartë të Prokurorisë, për shkak se Arben Krajës i mbaron mandati në Dhjetor. Të drejtën për të konkurruar e kanë të gjithë prokurorët që ushtrojnë detyrën në SPAK.

KLP pas marrjes së kandidaturave do të caktoj edhe datën e intervistimit të prokurorëve që aderojnë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme për 3 vitet e ardhshme. Ata do të prezantojnë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë strategjitë e tyre për drejtimin e organit më të rëndësishëm të akuzës.