Tiranë, Rama: Shqipëria me aleancat më të forta në histori – pritet vizita e parë zyrtare e kryeministrit britanik

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në mënyrë direkte pyetjeve të qytetarëve të adresuara përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera u ndal edhe te arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme.

Ai theksoi se vendi ynë ka ndërtuar aleancat më të forta që ka pasur ndonjëherë, duke vënë theksin te marrëdhëniet me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të rajonit dhe botës.

“Kemi ndërtuar aleancat më të forta që ka pasur Shqipëria ndonjëherë – më të fortat – qoftë në Perëndim, qoftë në Lindje, me botën demokratike perëndimore dhe atë arabe”, tha Rama.

Ai shtoi se këto aleanca nuk kanë qenë vetëm teorike si në të kaluarën, por janë konkretizuar në ndihma, mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në vijim, Rama njoftoi se Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë në mënyrë zyrtare kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, duke e cilësuar këtë një tjetër hap historik në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Do të vijë në vizitë zyrtare kryeministri britanik, e ka kërkuar ai që të vijë përpara samitit. Është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në një vizitë bilaterale në Shqipëri. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, theksoi Rama.

Ai përmendi edhe vizitën historike të presidentit francez Emmanuel Macron, si dhe të shumë liderëve të tjerë botërorë që kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights