Toni Kroos: Musiala dhe Virc, janë shtyllat e së ardhmes të Gjermanisë

Ish-kampioni i botës, Toni Kros, ka ndërhyrë edhe në debatin për stilin e lojës së Xhamal Musilës, sikurse ka mbrojtur ish-kolegun e tij të kombëtares. Sfondi janë deklaratat e ish-profesionistit Ditmar Haman, i cili e përshkroi Musialën si një “lojtar të vetmuar” në rubrikën e tij në “Sky” dhe deklaroi se ai do të ndërronte yllin e Bajernit me Florian Virc të Leverkuzenit nga “perspektiva e Bajernit”.

Toni, nga ana tjetër, e sheh nga një këndvështrim ndryshe dhe e bëri të qartë në podkastin e tij “Einfach mal Luppen” se futbolli gjerman duhet të jetë i lumtur për talentet si Musiala dhe Virc.

“Të dy janë lojtarë absolutisht të jashtëzakonshëm që do të duhet të mbajnë kombëtaren në të ardhmen. Ata do të duhet të fitojnë ndeshjet tona në vitet e ardhshme”.

 

33-vjeçari vlerësoi aftësinë e Xhamalit për të mbijetuar kundër kundërshtarëve të shumtë edhe në situata të vështira.

 

“Për të një kundër dy është ndoshta si për të tjerët është një kundër një”, theksoi Kros për cilësinë teknike të Musialës.

Krahasimi midis Musialës dhe Virc gjithashtu luajti një rol në vërejtjet e ish-madrilenit. Ndërsa Haman e sheh lojtarin e Leverkuzenit si më të drejtpërdrejtë dhe të dobishëm për ekipin.

Një gjë është e sigurt për Toni Kros.

 

“Nëse Gjermania dëshiron të fitojë tituj në të ardhmen, atëherë do të ketë nevojë gjithmonë për turne të mira nga Musiala dhe Virc në vitet e ardhshme për të pasur një shans”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button