Thursday, July 25, 2024
spot_img

Top Bild: “Baza e asfaltit” në Vizbeg të Shkupit promovon avasimin industrial ekologjik në mbrojtjen e mjedisit konform standardeve më të larta botërore!

 

 

Jo të gjitha “bazat” janë të njëjta!

 

Me sinqeritet më të madh, shprehim keqardhje që si shoqëri e cila në vazhdimësi mëton të lidhet me Perëndimin e zhvilluar, përballemi me nevojën për reagime kundrejt fushatave të ndyra. Në vend që si shoqëri e ndërgjegshme sociale, në mbrojtjen e mjedisit të promovojmë avasimin industrial ekologjik, duke aplikuar dhe zbatuar teknologji më moderne, si në rastin në fjalë për riciklimin e mbeturinave dhe asfaltin e amortizuar.

 

Detyrohemi që të “mbrojmë” në vend që “të promovojmë” një projekt ekologjikisht të avancuar i cili tërhorazi ndikon në avancimin e mbrojtjes së mjedisit, në formë që në të njëjtin proces në mënyrë të shumfisht mbron mjedisin, si dhe në ripërdorimin e mbeturinave si lëndë e parë për prodhimin e një produkti të ri në vend të krijimit të mbeturinave, si dhe me zvoglimin e nevojës për të përdorur materiale të tjera të prodhuara nga shfrytëzimi i burimeve minerale. Impjanti që tashmë kemi blerë dhe importuar në vend është krijuar nga një prodhues i njohur evropian në përputhje me direktivat dhe rregulloret evropiane për mbrojtjen e mjedisit, por mbi të gjithash konform legjislacionit tonë. Për shembull, impiante të këtilla (Baza të Asfaltit) janë instaluar në metropolet perëndimore të Parisit, Bolonjës, Milanos, Nju Jorkut etj, kryesish në zonat qendrore me popullsi të dendur.

 

 

 

Prodhuesi është seriozisht i shqetësuar si për imazhin ashtu edhe për sundimin e së drejtës. Është e pavërtetë se shifrat e prezantuara në elaboratin e aprovuar me vendim të Ministrisë së Mjedisit jetësor janë të rregulluara, përkundrazi janë në përputhje me certifikatën e ekologjisë të hartuar nga prodhuesi i njohur, në të cilin shënohen shmangije disa herë më të vogla se ato të parashikuara me legjislacionin në vendin tonë. Për ilustrim, testet e zhvilluara gjatë funksionimit në një nga impiantet e këtilla në Zvicër tregon shmangije shumë herë më të vogla se sa që janë të lejuar me ligj në vendin tonë. Gjithashtu, është e pavërtet se në G2, si një industri e lehtë përpunuese dhe më pak ndotëse, ndalohet ndërtimi i një impianti për bazë asfalti, sepse nëse dikush i interesuar hap rregulloren për urbanizmin, do të sigurohet që të jetë pikërisht ajo që parashikohet në qëllimet е ndërtimit. Lokacioni lëndor është i dedikuar për G2, konform dokumentacionit urbanistik të kohës përpara se ne të blinim tokën, e cila u publikua në një ofertë publike në portalet e pasurive të patundshme, e cila si e tillë tërhoqi interesin tonë.

 

 

 

 

Projekti mbështetet nga Banka Tregtare Evropiane, e cila mbështet ekskluzivisht projektet e gjelbra në përputhje me Programin Evropian për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor.

 

 

Ne me përgjegjësinë më të madhe pohojmë para gjithë publikut se kemi marrë një leje ndërtimi të vlefshme në një procedurë plotësisht të ligjshme dhe të stërzgjatur për arsye se e njëjta palë ka shprehur dyshime për qëllimin dhe ka bërë presion si ndaj nesh si investitor vendas, ashtu edhe ndaj institucioneve që e kanë bërë, të mos i nënshtrohen sepse janë përballur me kërkesa për aplikim selektiv ose moszbatim të ligjeve. Edhe sot e kësaj dite, i njëjti presion vazhdon në mënyrë të vazhdueshme dhe shkakton dëme të mëdha në veprimtarinë e kompanisë.

 

Ky projekt mbështetet nga Banka Tregtare Evropiane, e cila mbështet ekskluzivisht projekte të blerta në përputhje me Programin Evropian për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor. Këta njerëz padyshim që janë manipuluar nga një burim i caktuar, i cili, për shkak të ndonjë interesi, synon të na dëmtojë, duke e çuar këtë grup në një iluzion të rëndë, në mënyrë që ata të ndihen të shqetësuar për shëndetin dhe jetët e tyre personale dhe nga frika e të njëjtit, shmang që të shkelin ligjet dhe të kërkojnë që të njëjtat të zbatohen në mënyrë selektive. Nuk është hera e parë që një grup njerëzish manipulohen dhe mashtrohen si të tillë për të drejtat e shkelura të njeriut dhe protestojnë duke shkelur ligjet me kërkesat drejtuar institucioneve për zbatim selektiv të ligjeve. Në qytet ka shembuj të shpeshtë të investitorëve dhe institucioneve të njohura vendase që vihen nën presion përmes aktiviteteve të ndyra të provokuara.

 

Të gjithë palët e interesuara në këtë rast janë përgjegjës që të mos krijojnë një praktikë të panevojshme me anë të së cilës do të inkurajohen komunitetet lokale që nuk u pëlqejnë ndërtime të caktuara dhe pas këtij precedenti t’i bllokojnë ato për një kohë të pacaktuar, gjë që do të çojë në një kaos nga i cili do të jetë e vështirë të lëvizësh përpara.

Këta njerëz, duke shkelur ligjet, na mohojnë të drejtat elementare humane dhe na shkaktojnë dëme të pariparueshme për një kohë të gjatë dhe janë vetë viktima dhe pengje të asaj fushate të zezë që është vënë kundër tyre nga një burim i njohur prej tyre, nga të cilat do të duhet ta lirojnë vetë dhe t’i kërkojnë llogari.

 

Nuk është mëkat që njeriu të largohet nga rruga e drejtë, por është mëkat dhe tejet e papërgjegjshme të mos përballet me argumentet dhe faktet që janë masa e vetme e së vërtetës, pas së cilës presim falje për imazhin e dëmtuar publikisht.

Ne besojmë në shtetin e së drejtës dhe institucionet e shtetit dhe do të vazhdojmë të kërkojmë realizimin e të drejtave tona me të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe në asnjë mënyrë tjetër.

 

Shqetësimi i komunitetit në Vizbeg është i panevojshëm sepse tek ne ata fitojnë një fqinj të përgjegjshëm social dhe një partner të fortë në luftën për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

 

Me respekt,

Top Bild Shkup

contact@topbild.com.mk

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT