Tragjedi në Tetovë: Ndërron jetë papritur një 46-vjeçar në një kafene në rrugën e Ilindenit

Sot në mesditë, në një kafene në rrugën e Ilindenit në Tetovë, ka ndodhur një rast tragjik ku ka ndërruar jetë një 46-vjeçar me iniciale B.I. nga Tetova (i lindur në vitin 1979).
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, personi ishte ulur në një lokal kur papritmas i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë në vend. Menjëherë pas thirrjes, në vendngjarje kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe të Policisë së Tetovës.
Mjeku nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e 46-vjeçarit në vendngjarje. Hetimet për rastin janë në vijim, ndërsa gjatë ditës pritet të publikohen më shumë detaje rreth këtij rasti të dhimbshëm që ka tronditur qytetin.