Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Trençevska: Masat kundër krizës do të shpallen deri të martën

1 min read

Masat kundër krizës për zbutjen e pasojave të krizës energjetike duhet të shpallen deri të martën, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

– Në versionin përfundimtar janë masat që do të mbështesin kategorinë më të cenueshme të qytetarëve. Jemi duke finalizuar këto ditë deri të martën bashkë me ministrin e Financave dhe ekipin ekonomik të Qeverisë. Javën e ardhshme, shumë shpejt do të bëhet e ditur se cilat grupe do të mbulohen dhe sa do të kenë përkrahje qytetarët në periudhën e ardhshme, e gjitha kjo me qëllim që të përballen me të gjitha kategoritë e cenueshme të krizës, tha Trençevska në Shtip.Po shqyrtohet opsioni nëse do të shpërndahen bono apo do të derdhen mjete mbështetëse në llogaritë e qytetarëve apo do të ketë kupona për blerjen e produkteve vendase.