Treni elektrik Durrës–Tiranë–Rinas: fillon ndërtimi i stacioneve hekurudhore

Hekurudha Shqiptare ka zyrtarizuar nisjen e ndërtimit të stacioneve përgjatë linjës hekurudhore Durrës–Tiranë–Aeroporti i Rinasit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që synon të revolucionarizojë transportin hekurudhor në vend.

Takimi i parë për nisjen zyrtare të projektit u zhvillua pranë zyrave të Hekurudhës Shqiptare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanisë kontraktuese “Strabag”, supervizorit “Obermeyer” dhe vetë përfaqësuesve të institucionit.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të projektit dhe fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet palëve të përfshira,” deklaroi kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho.

Linja hekurudhore do të jetë e gjatë rreth 34 kilometra dhe do të përshkohet me tren elektrik, i cili do të lëvizë me një shpejtësi deri në 100 km/h. Udhëtimi nga Tirana në Durrës do të zgjasë vetëm 24 minuta, ndërsa nga Tirana në Aeroportin e Rinasit pritet të zgjasë vetëm 12 minuta.

Janë parashikuar gjithsej 11 stacione: nga Durrësi në Shkozet, Sukth, Vorë, Kashar, Laknas, Aeroporti i Tiranës, Terminali i Transportit Publik Tiranë, si dhe tre stacione të reja drejt Bulevardit të Ri dhe rrugës “Jordan Misja”.

Projekti financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me një kredi prej 70 milionë euro, ndërsa zbatimi pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e lidhjes urbane, efikasitetin e transportit dhe uljen e ndotjes.Treni elektrik Durrës–Tiranë–Rinas: fillon ndërtimi i stacioneve hekurudhore

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights