U mbajt Debati Publik lidhur me Projekt-Versionin e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike

2 min read

Prezantimi i versionit të ri të Projekt-Strategjisë së Reformave të Administratës Publike (2023 – 2023) dhe diskutimit në lidhje me këtë temë, ishte qëllimi i organizimit të sotëm i Debatit Publik të MSHIA-së, i mbështetur nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA).

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, theksoi se në mënyrë aktive po punohet në reformat, për të siguruar administratë moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, me shërbime kualitative dhe të shpejta për qytetarët dhe për subjektet afariste.

,,Jemi të vetëdijshëm se rëndësia e Reformave të Administratës Publike, e cila në përputhje me Metodologjinë e re për negociata anëtarësimi me BE-në, për herë të par; po definohet si sferë e përfshirë me procesin dhe është pjesë e Klasterit – Themele, që është me rëndësi thelbësore mbi dinamikën e negociatave në tërësi”, theksoi ministri Aliti.

,,Duke pasur parasysh se Strategjia aktuale e Reformave të Administratës Publike është në vitin e fundit të implementimit, me qëllim të vazhdimit të procesit të Reformave të Administratës Publike në vendin tonë, Qeveria u angazhua për zhvillimin dhe miratimin e një Strategjie të re tetëvjeçare 2023 – 2030, me mbështetjen tani më të ofruar nga ekspertët e SIGMA-së dhe RESPA-së”, shtoi ministri.

Gjatë kësaj, janë marrë parasysh konstatimet dhe rekomandimet, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, ndërsa ky debat paraqet mundësi që të dëgjohen mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve, si dhe të jepen komente dhe propozime.

,,Ministria do të vazhdojë me përforcimin e bashkëpunimit inter-institucional, si dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e përfshira, veçanërisht me sektorin civil dhe me organizatata ndërkombëtare, pasi Reforma e Administratës Publike, si proces afatgjatë, varet nga ne të gjithë”, theksoi ministri Aliti.