Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

United kontaktoi Inzaghin, a po mëson tashmë anglisht?

1 min read

Manchester United tashmë ka kontaktuar me trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, si kandidat për postin e menaxherit të përhershëm, por konkurrencën e kanë në Atletico Madrid, pohon gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

Kampioni aktual në Itali, Inter ka një gjysmë sezon mbresëlënës nën drejtimin e trajnerit të ri Inzaghi, i cili erdhi nga Lazio dhe i çoi në fazën eliminatore të Champions League për herë të parë që nga viti 2012. Inzaghi, 45 vjeç, ka filluar tashmë një “kurs intensiv të anglishtes” sepse ai ka plane të jetë trajner jashtë Italisë, pretendon Corriere.

Sipas gazetës, menaxheri i United, Ralph Rangnick, i cili do të mbetet si konsulent në skuadër në fund të sezonit, e ka identifikuar Inzaghin si një nga kandidatët kryesorë për postin e përhershëm, pavarësisht dëshirës së vjetër për Mauricio Pochettino.