Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

1 min read

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

Universiteti i Tetovës është akredituar për realizimin e gjashtë moduleve të trajnimeve për arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të programit për trajnime dhe ofrues të shërbimeve për avancim profesional, stafet akademike të Fakultetit Filozofik dhe Fakultetet Pedagogjik, kanë filluar realizimin e trajnimeve në këto module, si: Edukim në kontekst bashkëkohor; Zhvillim i shkathtësive socio-emocionale te nxënësit; Barazia gjinore dhe sensitiviteti gjinor në shkollë; Mësimdhënie e bazuar në qasje ndaj problemit; Mësimdhënie për zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit; Dizajnimi i testeve objektive të njohurive; Zhvillimi i shkathtësive sociale dhe vetëbesimit te nxënësit, ballafaqimi me sjelljet problematike dhe krijimi i klimës pozitive socio-emocionale në klasë.

Për këtë qëllim, prej datës 31 tetor 2022, profesorët e Fakultetit Pedagogjik dhe të Fakultetit Filologjik kanë filluar me realizimin e trajnimeve me rreth 20 grupe të arsimtarëve, me temat e  lartpërmendura, në disa qytete të vendit tonë, duke nisur nga: Tetova, Gostivari, Manastiri, Prespa, Shtipi, Strumica, Kriva Palanka, Kumanova dhe Shkupi. Ekipi trajnues, ditëve në vijim do të realizojnë trajnime edhe në Negotinë, Veles, Kavadar, Delçevë, Vinicë, Strugë dhe vende të tjera.