UNT E NIS FUQISHËM LIGËN NDËRUNIVERSITARE ME FITORE BINDËSE NDAJ UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Shkup, Prill 2025 – Në xhiron e parë të Ligës Ndëruniversitare në futsall, ekipi i studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shkëlqeu me një paraqitje mbresëlënëse, duke mposhtur ekipin e Universitetit të Tetovës me rezultat bindës 3:0
.

Ekipi përfaqësues i UNT-së në futboll të vogël është nën udhëheqjen e Doc.dr. Agon Saiti dhe Mr. Muamer Abdullau, ndërsa pjesa e parë e sezonit të ri do të zgjasë deri më 5 Qershor ndërsa me pjesën tjetër të ndeshjeve do të vazhdohet nga mesi i muajit tetor 2025.

Urime lojtarëve për paraqitjen dinjitoze që nderoi emrin dhe vlerat e Universitetit tonë. 
