urdhër i Ministrit të Mbrojtjes: Dodik, Stevandiç dhe Vishkoviq jashtë kazermave ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, ka lëshuar një urdhër drejtuar Shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BiH që të ndalojë hyrjen e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, Kryetarit të Parlamentit të RS, Nenad Stevandiç, dhe Kryeministrit Radovan Vishkoviq në vendet ushtarake të vendit.
Ky vendim është marrë përpara Ditës së Ushtrisë së RS dhe Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, që do të festohet më 12 maj në kazermat e Kozarës në Banja Luka, ku ishte paraparë të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartpërmendur.
Ndërkohë, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhra të brendshëm për Dodikun, Stevandiçin dhe Vishkoviqin për shkak të refuzimit të tyre të përsëritur për t’u paraqitur para prokurorisë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.