Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, me vizitën e sotme në Beograd e përfundoi turin e saj ballkanik. Pas takimit me kreun e shtetit të Serbisë, ai tha se lufta ruse në Ukrainë çoi në një ndryshim të thellë gjeopolitik dhe Bashkimi Evropian ka në krye të agjendës temën e zgjerimit. Ai i tha Vuçiqit se Serbia duhet së pari t’i kryejë detyrat e shtëpisë, gjegjësisht të fillojë zbatimin e marrëveshjeve aktuale nga dialogu me Kosovën dhe të mos humbasë kohë për të.

E pyetur se çfarë do të thotë njohja ‘de facto’ e Kosovës nga Serbia, për të cilën ajo foli një ditë më parë në Prishtinë, Lajen tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

By vull