TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Demiri,
Me keqardhje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, profesorit dhe politikologut Alajdin Demiri. Përveç veprimtarisë së bujshme politike dhe atdhetare, Alajadin Demiri dha një kontribut të dalluar edhe për arsimin shqip në Tetovë dhe më gjerë.
Kontributi i tij, si në aspektin politik dhe intelektual ishte i jashtëzakonshëm, prandaj, ai do të kujtohet si atdhetar i papërkulur, veprimtar politik i palodhur për parandalimin e tendencave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm.
Mbi të gjitha, Aljadin Demirin do ta kujtojnë studentët, miqtë, shokët e tij, si intelektual vizionar, këmbëngulës deri në sakrificë për realizimin e të drejtave dhe lirisë kombëtare.
Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Tetovë, më 14 prill 2019
REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti