Vendim i ri nga KRRE: ulje për të gjitha llojet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar një vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, me një mesatare prej 2.85% krahasuar me vendimin e datës 8 prill 2025. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 10 prill, që nga ora 00:01.

Sipas vendimit, çmimi i benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe i EURODIZEL BS (D-Е V), si dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), do të ulet për 2.00 denarë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS – 98 bie për 2.50 denarë për litër. Mazuti M-1 SU do të shitet me një çmim të reduktuar prej 1.041 denarë më pak për kilogram.

Çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë do të jenë: EUROSUPER BS – 95 me 74,00 den/litër, EUROSUPER BS – 98 me 76,00 den/litër, EURODIZEL BS (D-Е V) dhe EL-1 me nga 66,50 den/litër, ndërsa Mazuti M-1 SU me 38,965 den/kg.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights