Vëndoset në punë numri për urgjenca 112
1 min read
Numri evropian i urgjencës 112, nga sot vihet në përdorim për qytetarët e Maqedonisë, të cilët në rast urgjence, duke telefonuar numrin 112, do t’i marrin shërbimet e policisë, shërbimit emergjent mjekësor ose zjarrfikësve, nga kudo, sa më shpejt që të jetë e mundur. Shteti.
Numri i ri 112, theksojnë nga QKM, është i domosdoshëm që çdo qytetar ta dijë. Ky është një projekt evropian që duhet të zbatohet nga çdo vend aspirant dhe anëtar i BE-së. Synimi është zbatimi i tij si një numër i vetëm evropian i urgjencës për të ndihmuar popullatën në rast se rrezikohet jeta apo të mirat materiale.
Numri Evropian i Thirrjeve Emergjente është krijuar me ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Krizave. Në shpjegimin ligjor thuhej se vendosja e numrit të urgjencës 112 dhe ndarja e fondeve të nevojshme kërkon një ndryshim në një gamë të gjerë legjislacioni, ku përfshihet Ligji për Komunikimet Elektronike, ku numri i emergjencës 112 tashmë është zbatuar.