Thursday, July 25, 2024
spot_img

Venko Filipçe është kryetari i ri i LSDM-së

Venko Filipçe fitoi zgjedhjet e sotme brenda partisë me shumicë bindëse votash dhe është kryetari i ri i partisë më të madhe opozitare LSDM. Nga selia e partisë, ai bëri të ditur se nuk do ta tradhtojë besimin e bashkëpartiakëve dhe qytetarëve dhe se si kryetar do të udhëhiqet nga parimet sipas të cilave ka vepruar deri më tani.

 

“Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe çdo votë të dhënë. Unë do të bëj çmos që të mos tradhtoj besimin dhe punën tuaj siç keni premtuar dhe angazhuar. Për mua kjo fitore paraqet përgjegjësi të madhe ndaj anëtarëve të LSDM-së, qytetarëve dhe shtetit. Sonte në LSDM fitoi profesionalizmi, ndjeshmëria, kujdesi për njerëzit si vlerat e mia themelore, sipas të cilave LSDM do të punojë. Qëllimi im është të injektoj në LSDM parimet që më udhëheqin në jetën time private dhe profesionale, bashkësinë, shoqërinë, respektin e ndërsjellë dhe komunikimin e hapur”, tha Filipçe në fjalimin e tij të parë si kryetar i partisë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT