Politikani serb dhe kryetari i Partisë Liberal Demokratike Serbe (LDP), Çedomir Jovanoviç, tha në një intervistë për një media malazeze se Serbisë “i ishte premtuar dhe do të marrë Maqedoninë, Malin e Zi dhe Republikën Srpska” në këmbim të Kosovës.
– Ne do ta zgjidhim problemin me Maqedoninë që të mos ekzistojë dhe kjo po ndodh tash e tre vjet. Zaev iku sepse u mashtrua. Ai u mashtrua nga BE-ja. Ata i thanë të bëjë marrëveshje me Tsiprasin, t’i zgjidhë përfundimisht çështjet mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe ai e bëri këtë, tha Jovanoviq në intervistë.
Ai iu referua edhe kërkesave të Bullgarisë ndaj Maqedonisë për anëtarësim në BE.
-Kanë kushtin e fundit nga Sofja – kërkojnë që gjuha bullgare të jetë e barabartë me gjuhën shqipe dhe maqedonase, kërkojnë që Maqedonia të jetë shtet i popullit bullgar. Pra, ata kërkojnë diçka që maqedonasit nuk mund t’ua japin, tha Jovanoviq.
@udarne_priceJovanović: Srbija treba da ostane bez Kosova.