Dalmacia, pjesa e Kroacisë bregdetare, është goditur nga një stuhi e fortë.

Kombinimi i baticës dhe erës së fortë përmbyti zonat bregdetare, ndërsa probleme ka në qytetet Split, Rijekë, Zadar, Shibenik… e në disa vende dallgët arrijnë deri në 10 metra lartësi.

Në Split, erërat më të forta fryjnë rreth 100 kilometra në orë dhe hidrometeorologjitë paralajmërojnë se janë të mundshme erërat me shpejtësi 120 kilometra në orë.

Një video incizim nga ai qytet tregon se si dallgët lëviznin makina të tëra, dhe dëme të mëdha u shkaktuan në vendbanime të tjera.

 

By vull