Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar një video spektakolare që përmban skena nga Toka me rezolucion të lartë.
Të paktë janë ata që kanë pasur mundësinë ta shohin Tokën drejtpërdrejt nga orbita dhe për të gjithë ata që nuk munden, NASA ka publikuar një video fantastike.
Bëhet fjalë për një përmbledhje imazhesh mbresëlënëse, domethënë imazhe të planetit tonë që janë marrë midis marsit 2022 dhe marsit 2023 gjatë ekspeditave 67 dhe 68 të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).