Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

(Video) Në Dubrovnik u thye rekordi i temperaturës për muajin janar, njerëzit po lahen

1 min read

Ditët e para të Vitit të Ri në Dalmaci janë matur temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit.

Rekordi i temperaturës së janarit u thye në Dubrovnik.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik, sot në orën 14:00 stacioni i tyre në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius.

Kjo është temperatura më e lartë e matur në Kroaci sot në orën 14:00, si dhe temperatura më e lartë në janar në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve, analizojnë mediat vendase.

Sipas shkrimeve të tyre, shumë banorë të Dubrovnikut kanë shijuar një ditë krejtësisht atipike të janarit, ndaj disa prej tyre kanë vendosur të shkojnë në plazh dhe të lahen në det.