Sonte në Stamboll, Bayern Munich pret Galatasarayn në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, huliganët e Galatasaray-t dhe Bayern-it janë përplasur në një përplasje të ashpër të shkaktuar nga tifozët vendas.
Tifozët turq dihet se janë të egër dhe ditën e djeshme këtë patën rastin ta ndjejnë mysafirët nga Gjermania. Tifozët e Bayernit janë sulmuar teksa po ecnin në rrugët e Stambollit dhe siç shihet në video fluturonin grushte, karrige dhe sende të forta.