Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, sot në një konferencë për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka treguar se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pas së cilës ka marrë një përgjigje të ashpër nga presidenti.
“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe nuk kam turp e as frikë ta them këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen”, tha Vuçiq, i cili shtoi se Serbia i di përgjegjësitë e saj nga marrëveshjet e mëparshme dhe se edhe Kosova duhet t’i përmbush obligimet e saj, para së gjithash themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.