Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

1 min read

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë një kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë  në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 tetor 2022.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 05.10.2022– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
  • 06.10.2022– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH