Visar Ganiu ndan 14 vendime të reja pune për mësimdhënësit në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ndau sot 14 vendime të reja të punës për mësimdhënësit në katër shkolla fillore të kësaj komune: “Jashar Bej Shkupi”, “Tefejjüz”, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”.

Në një ceremoni të përzemërt, Ganiu theksoi se ky akt nuk është thjesht formalitet administrativ, por një vlerësim konkret për përkushtimin, përgjegjësinë dhe përvojën e vyer që këta arsimtarë kanë treguar ndër vite.

“Pata kënaqësinë t’ua dorëzoj personalisht këto vendime atyre që prej kohësh janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë arsimore – me përkushtim, me përgjegjësi dhe me përvojë të vyer në klasë”, tha Ganiu.

Ai uroi mësimdhënësit për fillimin e kapitullit të ri profesional, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në formimin e brezave të rinj.

“Urime të gjithë mësimdhënësve që sot morën vendimin e tyre të punës – e gëzofshi me shëndet dhe suksese!”, përfundoi kryetari Ganiu.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights