Visar Krasniqi, heroi i Malishevës, përkujtohet nga Arben Fetahi

Sot, Zëvendës-Kryeministri Arben Fetai bëri homazhe në fshatin Hotël, duke nderuar dhe kujtuar dëshmorin e kombit, Visar Krasniqi.

Visar Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, la pas ëndrrën për t’u bërë mjek dhe iu përkushtua lirisë si ushtar i UÇK-së. Ai u dallua në frontet e Sllupçanit, Mateçit dhe vendeve të tjera, duke u bërë frymëzim për bashkëluftëtarët.

Më 2 qershor, në betejën e Mateçit, një plumb snajperi ndërpreu jetën e tij, por përkushtimi dhe sakrifica e tij vazhdojnë të jenë pjesë e historisë sonë kombëtare.

Zëvendës-Kryeministri Fetahi shprehu nderim dhe respekt të përjetshëm për veprën e Visar Krasniqit, për të gjithë dëshmorët e kombit, veteranët e UÇK-së dhe familjet e tyre.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights