Vitamina U është një term i krijuar në fillim të viteve 1950 për të identifikuar përbërësit në lëngun e lakrës.
Pavarësisht nga emri i saj, vitamina U në fakt nuk është një vitaminë e vërtetë, por një derivat i aminoacidit metioninë, raporton Healthline.
Fatkeqësisht, nuk dihen shumë informacione për vitaminën U, por dihet se ajo gjendet veçanërisht në perime si: lakra, brokoli, lakra jeshile…
Përfitimet dhe përdorimet e vitaminës U janë kryesisht për përmirësimin e tretjes, rritjen e imunitetit, mbrojtjen nga alergjitë ushqimore, uljen e kolesterolit dhe përshpejtimin e shërimit të plagëve. Megjithatë, duhet të përmendet se kërkimet në këtë drejtim janë të kufizuara.
Vitamina U nuk është e qëndrueshme në temperatura të larta, prandaj përpunimi termik i ushqimit do të çonte në degradimin e tij.
Shkronja e kësaj vitamine i është caktuar edhe simbolikisht. Një nga efektet kryesore të vitaminës U është efekti në stomak, pra parandalimi i ulçerës së stomakut (ulçera latine), kështu që shkronja U i referohet edhe treguesit parësor të saj.