Vizitë zyrtare e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, në Republikën e Italisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, nga 7 deri më 9 maj 2025, do të udhëheqë Delegacionin e Kuvendit për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë. Në përbërjen e Delegacionit janë anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë, Bllagica Llasovska dhe Dimitar Kovaçevski, pastaj deputetja Mimoza Musa, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Në përputhje me Programin, janë paraparë takime me Lorenco Fontana, kryetar Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë, me senatoren Ema Pavanelli dhe anëtarët e Grupit Bilateral për Bashkëpunim me Vendet e Ballkanit, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Xhulio Tremonti dhe anëtarët, si dhe me kryetarin e Komisionit për Politikat e BE-së, Alesandro Xhilo Vinja dhe anëtarët.
Në kuadër të Programit, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska do të ketë takim të veçantë me dr. Fabricio Kastaldi, sekretar i përgjithshëm i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë. Ndër aktivitetet e tjera, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë u organizua takimi me përfaqësuesit e diasporës në Republikën e Italisë për Kryetarin e Kuvendit dhe Delegacionin.