Vizitë zyrtare në Shkup – kryeparlamentarja e Sllovenisë takohet me drejtuesit e institucioneve

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, ndodhet për vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të pritet sot me nderime shtetërore dhe ushtarake nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin do të zhvillojë takime bilaterale dhe në nivel delegacionesh. Pas takimit, dy kryetarët do të japin deklarata për media.
Në kuadër të vizitës dyditore, Klakoçar Zupançiq do të takohet gjithashtu me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. MPB ka njoftuar për regjim të veçantë qarkullimi në Shkup gjatë kësaj vizite dhe apelon qytetarët të respektojnë udhëzimet për sigurinë në komunikacion.