Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur në një intervistë për CNN se Kosova ka dhe do të publikojë prova të “urdhrave të drejtpërdrejta të Vuçiqit” për incidentin e armatosur në Banjskë, kur u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe tre sulmues – serbë, transmeton Focus .
“Ne kemi prova të qarta që do t’i publikojmë në ditët në vijim për urdhërat e drejtpërdrejta që kanë ardhur nga Vuçiq, të gjitha provat tregojnë se Beogradi qëndron pas incidentit”, tha Osmani.
Ajo i kërkoi Serbisë që të ekstradonte Milan Radoiçiqin dhe të tjerët që morën pjesë në dhunën në Banjska, të cilën ajo e përshkroi si një sulm terrorist që synonte aneksimin e veriut të Kosovës “sipas modelit të Krimesë”.