VLEN në kërkim të gjuhës së përbashkët – liderët mblidhen sonte për dialog

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë të ditur se liderët e VLEN-it pritet të takohen sonte për të diskutuar mbi zhvillimet brenda koalicionit të tyre, shkruan gazeta LAJM.
Gjatë një prononcimi për media, Taravari ka thënë se brenda VLEN-it vazhdojnë bisedimet dhe se grupet e punës së katër partive do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
Ai theksoi se pavarësisht dallimeve që mund të ketë mes partnerëve, vullneti për të ruajtur bashkëpunimin mbetet i fortë dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e unitetit në këtë fazë politike. “Në fund të ditës, të gjithë jemi këtu për të përfaqësuar interesin qytetar dhe për të ndërtuar diçka të qëndrueshme,” shtoi Taravari.