VLEN sjell ndryshim në shëndetësi: Spitali i Gostivarit pasurohet me mjekë të rinj

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor lokal, 11 specializantë të rinj janë punësuar në Spitalin e Qytetit të Gostivarit. Ky zhvillim përfaqëson një lajm të mirë jo vetëm për institucionin shëndetësor, por edhe për të gjithë qytetarët.
“Ia VLEN për shoqërinë! Punësimi i këtyre mjekëve të rinj është investim në shëndetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët,” tha Bashkim Hasani nga VLEN – Gostivar, duke uruar mjekët për fillimin e misionit të tyre profesional.
Ai theksoi se qëndrimi i palëkundur në shërbim të qytetarëve duhet të jetë busulla e çdo profesionisti në shëndetësi: “Suksese në punë dhe përkushtim të pandalshëm ndaj qytetarëve!”
Ky angazhim i ri vjen si rezultat i përpjekjeve për të përforcuar kapacitetet kadrovike të spitalit dhe për të siguruar një shërbim më cilësor, më të shpejtë dhe më të afërt për qytetarët e Gostivarit.