VLEN vazhdon me trajnimet për të rinjtë në Shkollën Politike

Në kuadër të aktiviteteve të saj për edukimin dhe fuqizimin e të rinjve, dje u zhvillua sesioni i dytë i Shkollës Politike, organizuar nga VLEN.

Sesioni nisi me një ligjëratë nga Prof. Mentor Beqa, ku u diskutua në thellësi mbi ideologjitë politike, me fokus të veçantë konservatorizmin. Beqa theksoi se konservatorizmi nuk duhet parë thjesht si një ideologji politike, por si një botëkuptim i veçantë mbi realitetin shoqëror, me dimensione të dallueshme ontologjike dhe epistemologjike.

Në vijim, Prof. Dorajet Imeri udhëhoqi një punëtori interaktive, duke vënë theksin te roli i komunikimit publik në ndërtimin e një kauze të qëndrueshme dhe një diskursi politik të strukturuar.

VLEN mbetet e përkushtuar në përgatitjen e gjeneratës së re të liderëve politikë dhe shoqërorë, përmes krijimit të hapësirave për edukim cilësor, angazhim aktiv dhe zhvillim të aftësive udhëheqëse.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights