Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

VMRO-DPMNE humbi shumicën në Kamenicë

1 min read

Pas një viti nga zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE humbi shumicën në këshillin e Komunës së Kamenicës së Maqedonisë.

LSDM dhe disa këshilltarë të pavarur janë shumica e re në Këshillin e Komunës së Kamenicës së Maqedonisë.

Është shkarkuar kryetari aktual i Kuvendit nga rradhet e  VMRO-DPMNE-së, Ljupço Trajanovski.  

Me 7 vota për dhe 4 kundër, Aneta Stojçevska u zgjodh kryetare e Kuvendit.

Kjo ndodh vetëm një vit pas zgjedhjeve lokale në të cilat VMRO-DPMNE fitoi shumicën në shumicën e komunave në vend.

Në një komunikatë partiake me rastin e ndryshimit në Kamenicën e Maqedonisë, LSDM-ja në pushtet ka akuzuar se pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së për një vit nuk kanë bërë asgjë, nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna qytetarëve, nuk e kanë vazhduar projekte të autoriteteve vendore të mëparshme ose kanë përvetësuar disa prej tyre”.

Kryetar i Komunës së Kamenicës së Maqedonisë është Dimço Atanasovski nga partia VMRO-DPMNE.