LSDM dhe BDI duan t’ia shesin MEPSO një kompanie greko-kineze? A po përgatitet një biznes i ri i ëmbëlsirave?, pyeti VMRO-DPMNE
Në Greqi, në media dolën informacione se sistemi grek i transmetimit të energjisë, ku sistemi shtetëror kinez i transmetimit të energjisë ka 24% pronësi, kërkon të blejë MEPSO.
Nëse qeveria vendos të shesë MEPSO-n, kjo do të thotë humbje e plotë e pavarësisë energjetike të Maqedonisë.
Ishin LSDM dhe BDI që shitën ESM-në vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 2006-ës.
LSDM dhe BDI janë ata që bizneset e tyre me ëmbëlsira u kushtojnë qytetarëve miliona.
Qeveria nuk duhet të hyjë në aventura të reja, MEPSO është me rëndësi strategjike për shtetin dhe shitja e saj nuk i sjell asnjë përfitim Maqedonisë dhe qytetarëve, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.