Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe rrugën drejt BE-së në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së, por shtoi se ka nevojë për disa reforma.

-Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së. Kjo sepse ne duam që ju të bëheni pjesë e jona për të bashkuar BE-në. Kjo do ta bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka bërë përparim të madh në procesin e shqyrtimit. Qëllimi ynë i përbashkët është hapja e negociatave. Mesazhi i dytë është se ne po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe ne të mund të vendosim bashkëpunim tregtar, tha ajo.

E nisëm, shtoi ajo, me një investim prej 30 miliardë eurosh, një prej të cilëve është hidrocentrali i Fierzës dhe theksoi se “së bashku mund të arrijmë shumë”.

– Sot dua të fokusohem në planin e ri për BE-në, i cili ka potencial për të zhvilluar ekonominë e vendit tuaj. Ne po kalojmë në një fazë të re veprimi, pasi ky plan ka potencialin të dyfishojë ekonominë tuaj gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare. Për këtë janë të nevojshme reforma që do të shoqërohen me investime. Kjo do të shoqërohet edhe me financim. Mesazhi i tretë, investimet tona do të kenë të njëjtin kapacitet me punën që do të bëni ju, tha ajo.

Ju, theksoi ai, jeni plotësisht dakord me përgjigjen e BE-së ndaj luftës ruse kundër Ukrainës.

-Edi, faleminderit për qëndrimin tuaj të qartë ndaj sulmit terrorist nga Hamasi. Është kënaqësi të jesh në Shqipëri, theksoi ajo.

By vull