Vrasja e 42-vjeçarit në Gjermani/ Policia zbardh detaje të reja, çfarë dyshohet

2 min read

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjermani. Dëshmitarët kanë treguar se dëgjuan disa të shtëna rreth orës 19:50 dhe panë dy burra duke ikur në errësirë.

 

Një zëdhënës i policisë tha se i vdekuri ishte i njohur për policinë për trafikim të drogës. Shqiptari prej katër vitesh jetonte në Gjermani.

 

“NE NUK MENDOJMË SE AI ËSHTË NJË VIKTIMË E RASTËSISHME”, ËSHTË SHPREHUR ZËDHËNËSI I POLICISË.

 

Një e shtënë e goditi viktimën në kokë. Trupi i tij ishte i shtrirë në trotuar pas krimit.

 

Një ditë më pas, vrima plumbash u gjetën në një kuti postare dhe një telefon në një shtëpi pranë vendit të krimit. Rreth 30 oficerë policie e kërkuan armën e vrasjes nën makina të parkuara, në parqe dhe morën në pyetje banorë të zonës.

 

Dy burrat e arratisur ishin me trup normal, sipas dëshmitarëve. Njëri kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona ngjyrë të çelur dhe një kapelë me ngjyrë të çelur, ndërsa personi tjetër një xhaketë të errët me një logo të spikatur në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.

 

Fillimisht ishte e paqartë nëse viktima ishte me biçikletë në momentin e krimit. “Kishte një rrotë të shtrirë në vendin e krimit, por nuk përjashtohet mundësia që dikush ta ketë rrezuar atë”, tha ai.