Vritet njëri nga sulmuesit e policisë së Kosovës (FOTO) 1

Policia e Kosovës tha se, sipas informacioneve të deritanishme, njëri nga sulmuesit që është përleshur me pjesëtarët e saj në fshatin Banjsko në veri të vendit, ku herët në mëngjes ka mbetur i vrarë një pjesëtar i forcave të sigurisë dhe një tjetër është plagosur , ishte vrarë.

Policia e Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se situata në veri të Kosovës, në fshatin Banjsko, është ende e tensionuar dhe se, siç thuhet, grupet kriminale herë pas here sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në terren.

Njësitet policore, sipas situatës dhe rrezikut të sulmeve sporadike nga grupet kriminale, në mbrojtje të tyre dhe qytetarëve të zonës, u detyruan të reagojnë ndaj grupeve kriminale, ku sipas informacioneve të deritanishme, njëri prej sulmuesve ishte vrarë”, thuhet në deklaratë.

By vull