Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se takimi i sotëm me “pesëshen e madhe” ka qenë i vështirë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
-Takim i vështirë me të pestët. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav”.
Në takimin në Beograd morën pjesë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, zëvendësndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman Emmanuel Bonn dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të kryeministrit të Italisë Francesco Tala.