WHATSAPP ka publikuar një listë të telefonave celularë për të cilët do të ndërpresë shërbimin më 24 tetor 2023. Kjo do të thotë se ata që kanë këto modele nuk do të mund ta përdorin më aplikacionin. Këto janë kryesisht versione të vjetra të telefonave inteligjentë, më të vjetër se 10 vjet, kështu që nëse keni një pajisje që aktualisht ka një version të Android OS para 5.0, WhatsApp së shpejti do të ndalojë së punuari në të.

Këta Android nuk do të mund të përdorin më WhatsApp:

Archos 53 Platinum, Samsung Galaxy S2, Huawei Ascend D1, Nexus 7, Samsung Galaxy Nexus, Motorola Droid Razr, Grand S Flex ZTE, Grand X Quad V987 ZTE, HTC Desire 500, Huawei Ascend D, Samsung Galaxy Tab 10.1, HTC One, HTC Desire HD, Sony Xperia Z, LG Optimus G Pro, Asus Eee Pad Transformer, HTC Sensation, Samsung Galaxy S, Sony Xperia S2, Motorola Zero, Sony Ericsson Xperia Arc3, Acer Iconia Tab A5003, LG Optimus 2X.

Përveç modeleve të mëparshme, WhatsApp po ndërpret shërbimin edhe për iPhone 5 dhe iPhone 5c. Çdo pajisje që përdor iOS 11 ose më të vjetër gjithashtu nuk do të jetë më në gjendje ta përdorë aplikacionin. Të gjitha pajisjet që nuk do të mbështeten më nga WhatsApp janë njoftuar për ndërprerjen e shërbimit dhe me kalimin e kohës do të publikohet një listë e re.

By vull