Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Karen Donfried, e cila në emër të administratës amerikane dhe qytetarëve të SHBA-së shprehu ngushëllime të thella qytetarëve të vendit tonë pas aksidentit fatal të autobusit në Bullgari.
Kryeministri Zaev dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Donfrid diskutuan për procesin eurointegrues në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e plotë të SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është në interes të politikës së jashtme dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara.
Në bisedën telefonike u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat tani janë partnerë në NATO.