Ballina Lajme Zëvendësdrejtori Hasani takon ministrin Bekteshi: Të hyrat për 37% më të larta...

Zëvendësdrejtori Hasani takon ministrin Bekteshi: Të hyrat për 37% më të larta se viti i kaluar

Spread the love
Zëvendësdrejtori i Doganave, Muharrem Hasani sot bashkë me drejtoreshën Sllavica Kutirov kanë realizuar takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Gjatë takimit diskutuam lidhur me çështjet aktuale dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve tona.
Gjithashtu, biseduam edhe për projektet që dalin nga “Ballkani i Hapur”, si dhe sa i përket situatës për vazhdimin e lidhjes rajonale, mbi të gjitha projektin aktiv “One Stop Shop” me Shqipërinë, mbështetjen e korridoreve të gjelbra, kontrollet e përbashkëta kufitare dhe të tjera.
Vlenë të theksohet se drejtoria doganore në vazhdimësi regjistron rritje të të hyrave të paguara gjatë importit dhe tregtisë së brendshme, të cilat janë më të larta për 4,88 miliardë denarë ose 37% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kur ishin mbledhur 13,16 miliardë denarë.
Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.