Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti takon përfaqësuesit e koalicionit “NISMA SHQIPËRIA BËHET”

Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit, me fokus në bashkëpunimin ndërshqiptar dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon. Mexhiti ndau me përfaqësuesit e koalicionit ecurinë e projekteve qeveritare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe nismat që synojnë të forcojnë lidhjet me shtetin amë, Shqipërinë.

 

 

 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e “NISMA SHQIPËRIA BËHET” prezantuan vizionin dhe strategjitë e tyre për zgjedhjet e ardhshme dhe për periudhën pas 11 majit, në rast të një rezultati pozitiv për ta. Palët u dakorduan për të bashkërenduar përpjekjet për një bashkëpunim më të ngushtë, për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve në rajon dhe për mbrojtjen e interesave të tyre në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së koordinimit politik ndërmjet faktorëve shqiptarë në Ballkan dhe për krijimin e një qasjeje të përbashkët për çështjet me interes të përbashkët.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights