Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zëvendësministri Rexhepi: Investimet në infrastrukturën rrugore në rajonin e Mavrovës zhvillojnë turizmin dhe ekonominë

1 min read

Punët ndërtimore në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës deri në fshatin  Zhirovincë I inspektuan  Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe  drejtori I NP Rrugët e Maqedonisë Ejup Rustemi.

“Me këtë projekt bëhet rehabilitimi i tërësishëm i rrugës rajonale Hanet e Mavrovës-Zherovnicë me gjatësi prej 18,46 km. Vlera e investimit i këtij projekti është 380, 1,574,00 denarë me TVSH (6, 18 mil euro). Traseja e këtij seksioni është vazhdimësi i pjesës tashmë të rehabilituar Bunec – Hanet e Mavrovës,” u shprehë zëvendësministri Rexhepi.

Në mes të tjerash,  zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve,  Bekim Rexhepi deklaroi se me anë të këtij investimi kontribuohet në zhvillimin e turizmit në këtë rajon por edhe përmisohen kushtet edhe për vetë qytetarët e kësaj ane.

“Përveç kësaj parashikohet edhe ndërtimi i rrugës rajonale,  nga Ura  Garski deri në Izvor, pastaj rindërtimi i rrugës nga Ura e Garskit për në Lazaropole si dhe rikonstruimi i rrugës  për në Dibër “, përfundoi Rexhepi.