Zgjidhet një nga problemet kryesore të Çerkezit – punimet fillojnë nesër

Çerkezi më në fund merr zgjidhje për vendkalimin hekurudhor – punimet nisin të martën në mëngjes
Pas koordinimeve të gjata mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore, është arritur marrëveshja për rregullimin e vendkalimit hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës. Këshilltari i ASH-së, Huzeir Mustafi, ka njoftuar se punimet do të nisin të martën në orën 08:00 të mëngjesit.
Sipas Mustafit, ky ndërhyrje do të zgjidhë një problem të kahershëm që ka prekur jo vetëm banorët e Çerkezit, por edhe të gjithë qytetin dhe vendbanimet përreth.
Gjatë kryerjes së punimeve, rruga nuk do të bllokohet tërësisht – komunikacioni do të zhvillohet vetëm në një krah të saj, prandaj qytetarët luten për mirëkuptim në rast të kolonave të mundshme dhe për të shmangur lëvizjet e panevojshme.
Mustafi falënderoi zv.drejtorin e NP Hekurudhat e Maqedonisë, z. Fatlum Ilazi, dhe Komunën e Kumanovës për angazhimin në këtë zgjidhje të rëndësishme për komunitetin.