Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zgjidhet prof. dr. Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës

1 min read
Njoftohet opinioni publik, se më 24 nëntor 2022 u mbajt mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës.
Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet Ameti u zgjodh Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.
Po ashtu, në mbledhjen e lartpërmendur u procedua edhe zgjedhja e Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës.
Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik.