Zhelinë, Sejdiu: Nga e hëna fillojnë punimet intensive për përfundimin e bulevardit

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se nga dita e hënë, më 5 maj 2025, do të nisin punimet intensive për përfundimin e bulevardit në këtë komunë.
“Ky projekt është ndër më të rëndësishmit për komunën tonë dhe do të zhvillohet me intensitet të shtuar, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë dhe cilësor të tij,” thuhet në njoftim.
Sejdiu kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së punimeve dhe apelon për respektimin e sinjalizimeve të përkohshme në zonën përreth.
“Zhelina po ecën përpara,” përfundon njoftimi i kryetarit Sejdiu.