Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zidane pozoi me 4 djemtë dhe gruan e tij, duke treguar të gjithë trupat e tyre të skalitur dhe barkun e përsosur

1 min read

Ish-trajneri i futbollit Zinedine Zidane ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku pozon në mënyrë të relaksuar me familjen e tij.

 

Zidane dhe gruaja e tij Veronique janë fotografuar së bashku me 4 djemtë e tyre Enzo, Elias, Luca dhe Theo dhe me dy kafshët e tyre shtëpiake.

Veronique kishte veshur bikini blu dhe djemtë e tyre pozuan pa këmishë.

 

Shumë kanë vënë re se e gjithë familja duket e mrekullueshme.

“Të gjithë jeni shumë në formë”, “Ju dukeni shkëlqyeshëm”, “Vetëm qentë nuk kanë abs në këtë foto”, “Familje e bukur”, kanë qenë komentet nën foton e cila ka marrë mbi 600 mijë pëlqime.

 

 

 

Për kujtesë, Veronique dhe Zidane u takuan kur ai ishte vetëm 17 vjeç dhe kur luanin në Kanë. Pesë vite më vonë çifti u martua dhe së bashku kanë 4 djem.

Jeta private e Zidane si dhe martesa e tij nuk janë shënuar asnjëherë me afera dhe skandale dhe çifti njihet edhe si një nga çiftet më harmonikë në botën e sportit.