Thursday, July 25, 2024
spot_img

Zv.kryeministri Fetai për anketën e Odës Ekonomike: BDI-ja, për 22 vjet, qytetarëve u ka sjellë vetëm të këqija.

Shqetësuese anketa e fundit e Odës Ekonomike, e cila dëshmon me numra konkretë përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë që u largua.

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshallonet pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani.

 

Vazhdimisht kemi thënë se BDI-ja u ka sjellë vetëm të këqija qytetarëve për 22 vite qeverisje. Kjo anketë, është pasqyra më e saktë e  epidemisë së korrupsionit të instaluar nga BDI, që ka ndikuar negativisht në investime të huaja, në punësim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm socio-ekonomik.

 

Këto fenomene do të luftohen pa pardon nga Qeveria jonë. Bizneset duhet të çlirohen nga frika dhe t’i paraqesin rastet në Prokurori. Sistemi i drejtësisë do të çlirohet nga ndikimet politike dhe do të kujdeset që askush të mos jetë mbi ligjin. Po ashtu, kërkojmë mbështetjen e partnerëve, OJQ-ve dhe qytetarëve në këtë luftë, që bashkërisht, si front antikorrupsion, ta ndryshojmë kulturën e qeverisjes dhe t’u themi jo praktikave korruptive që pushteti i kaluar i ka pasur ushqim ditor

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT