“Zv/kryeministri Mexhiti: Dallimi është mes komunikimit dhe marrëveshjes”

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar deklaratën e Arben Taravarit në lidhje me takimet e tij me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, duke theksuar se dallimi qëndron mes komunikimit dhe marrëveshjes. Ai theksoi se është e natyrshme që të ketë komunikim me të gjithë, sepse nuk jemi në luftë, por sipas tij, marrëveshjet janë një hap tjetër.
Mexhiti, gjithashtu, i ka bërë thirrje Taravarit që të reflektojë pas informacioneve për bisedime me Ali Ahmetin dhe BDI-në, duke theksuar se në brendësi të VLEN-it çdo aktivitet është legjitim për ndërtimin e pozicioneve dhe ideve politike. Ai e vuri në dukje se demokracia bazohet në debat, ku argumentet hudhen në tavolinë dhe në fund shumica vendos. Mexhiti shtoi se kjo nuk do të thotë se duhet të ndahen qëndrimet e BDI-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozita politike brenda partisë.